Demokratët në Shqipëri do t’u drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë forcën politike në katër vitet e ardhshme.
Në garë do të jetë vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
Procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e demokratëve në rrethe, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së, ndërsa rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës.
Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm emrin e tij.









