Reduktimet e rrymës, Muhaxheri – diasporës: Faleminderit që na keni kthy në vitin 2000

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. E për reduktimet, analisti Arton Muhaxheri tha se përveç që është e shtrenjtë, nuk ka as rrymë.

Ai me ironi pati një falënderim për diasporën.

“Përveç që është e shtrenjtë, as rrymë nuk ka. Diasporë, faleminderit që na keni kthyer në vitin 2000. Të fala nga Kosova e errët për ju shqiptarë në Cyrih, Berlin, Shtutgart, Dyseldorf, Mynih, Frankfurt, Vjenë, Linz, Graz, Milano, Brescia, Verona, Gjenevë, Lozanë, Paris, Bruksel etj etj. Që ndryshoni mendje hajde jetoni me ne, nuk është edhe keq Kosova ka nevojë për prezencen tuaj fizike për 365 ditë të vitit”, ka shkruar Muhaxheri.