Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc, do të ketë reduktime të ujit në disa zona.

Këto zona përfshijnë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se këto reduktime do të kenë ndikim edhe në zona tjera të kryeqytetit.