KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30-17:00, shkaku i turbullirave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Këto zona do të furnizohen me ujë nga ora 17:00-22:00.
Në njoftim thuhet se ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, thuhet në njoftim










