Partia Socialdemokrate është duke e zhvilluar një aktivitet pranë Katedrales “Shën Tereza”, në Prishtinë.
Ata vendosën fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e mbeturinave që riciklohen .
Ky aktivitet i PSD’së është duke u vëzhguar nga Policia e Kosovës, teksa prezent është edhe kryetari Dardan Molliqaj.
Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arrestuan në mënyrë të dhunshme.
Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhunshme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin.