Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka shprehur ngushëllime për Imer Graincën, të cilin e ka cilësuar si shembull të përkushtimit, guximit dh dashurisë së pakushtëzuar për atdhen.
Reçica ka thënë se Grainca si veprimtar i palodhur do të mbetet i pashlyer në kujtesën e të gjithë atyre që e njohën.
Postimi i Elmi Reçicës:
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, bashkëveprimtarit e mikut tim të çmuar, Imer Grainca.
Imeri ishte shembull i përkushtimit, guximit dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Kontributi i tij ndër decenie, si veprimtar i palodhur dhe si njeri me vlera të larta njerëzore e kombëtare, do të mbetet i pashlyer në kujtesën e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Grainca, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Imer Graincën, ndërsa shpirti i tij u prehtë në paqe.
See less










