Realizoi 3 gola duke e nisur ndeshjen nga stoli, Kane: Nuk jam pësuar ta shoh ndeshjen nga pankina

Në ndeshjen e fundit të Bayern Munich, sulmuesi anglez Harry Kane e nisi ndeshjen nga stoli. Trajneri Vincent Kompany vendosi t’i jepte pak pushimit 31-vjecarit, që gjithsesi la gjurmën e tij kur u aktivizua në minutën e 61-të.

Atij iu deshën 5 minuta për të shënuar golin e parë, që u pasua me një të dytë në minutën e 82-të nga penalltia dhe një të tretë në minutën e 88-të. Pra, një trigolësh për Harry Kane në fitoren 5-0 ndaj Shtutgard.

Golashënuesi i Bundesliga, tha: “Ta nis ndeshjen nga stoli është dicka me të cilën nuk jam mësuar, por këtë sezon e kam bërë disa herë. Nuk ka asnjë problem me trajnerin, pasi duhet të menaxhojë gjithë ekipin”.

Trajneri donte që të isha sa më i freskët. Unë u aktivizova dhe bëra detyrën time. Edhe të tjerët duhet të luajnë. Tani duhet të jemi gati për ndeshjen në Champions ndaj Sporting”, tha Harry Kane.

The post Realizoi 3 gola duke e nisur ndeshjen nga stoli, Kane: Nuk jam pësuar ta shoh ndeshjen nga pankina appeared first on Telesport.