Realizohen kërkesat e Parlamentit Studentor të UP-së, lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se janë realizuar kërkesat e tyre.

Këto kërkesa janë realizuar pas takimit të ditës së premte (29.01.2021)me kryeministrin e në detyrë të Kosovës.

Në mesin e kërkesave janë edhe lirimi nga pagesa të të gjithë studentëve të nivelit Bachelor, ndërsa ata të masterit lirohen 50 për qind.

Më poshtë gjeni të gjitha kërkesat që janë realizuar:

REALIZOHEN KËRKESAT E KONFERENCËS SË PARLAMENTEVE STUDENTORE

Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar.

Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht

Do të hapen bibliotekat

Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)

Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master

Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës

Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh

Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve

Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës

50,000 euro për Bibliotekën Elektronike

200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon

Vendimet zyrtare nga MASh dhe Qeveria e Republikës së Kosovës publikohen ditëve në vijim.