Real Madridi është i destinuar të bëjë një revolucion të madh në skuadër, në krye me trajnerin Zinedine Zidane.
Për të bërë një gjë të tillë u duhen shpenzime të mëdha, të cilat nuk po heziton t’i jap presidenti Florentino Perez.
France Football shkruan se Reali po përgatit ofertë prej 280 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe, përcjell lajmi.net.
Nëse realizohet ky operacion do thyej rekordi i transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, që mbahet nga Neymar, i cili u ble nga PSG-ja për 222 milionë euro.
Sulmuesi francez është i parapëlqyer i Zidanes, me shpresat që Hazard dhe Pogba gjithashtu do të jenë pjesë e klubit.