Reali pranon transferimin e Rodrygo-s te PSG, por vetëm me një kusht

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube. Por përveç kësaj përballje në fushë, dy klubet priten të përballen edhe në merkato.

Parizienët interesohen për një transferim të mundshëm të Rodrygo-s, braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Xabi Alonso dhe nuk përjashtohet aspak mundësia për një largim këtë verë.

Në anën tjetër, te Reali janë të gatshëm të lejojnë largimin e Rdorygo-s drejt PSG-së, por me një kusht. Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, Real Madrid kërkon që në marrëveshjen për Rodrygo-n të përfshihet edhe Vitinha. Portugezi është një objektiv i madh i madrilenëve, pasi e shohin atë si profilin e duhur për të udhëhequr mesfushën e tyre, por largimi i tij nga Parisi duket një mision i pamundur.

The post Reali pranon transferimin e Rodrygo-s te PSG, por vetëm me një kusht appeared first on Telesport.