Pas rikthimit të Zinedin Zidanit, Reali duket se do të bëhet gati për një rikthim tjetër, atë të Hames Rodrigez.
Kolumbiani është dhënë në huazim të Bajerni, por sipas “El Confidencial”, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën me fanellën e Realit.
Ish-lojtari i Portos dhe Monakos, është një mesfushori i avancuar me një potencial të madh, por që në Madrid nuk e kanë vlerësuar aq sa duhet duke e dhënë në huazim. Bajerni duhet të japë 42 milionë euro, por bavarezët kërkojnë të bëjnë një revolucion duke hequr shumë lojtarë.
Zidan do më shumë forca në fazën ofensive dhe kolumbiani shihet si një opsion i mirë dhe me kosto zero. Mbetet të shohim nëse do të ketë ndonjë lëvizje të fundit, apo Reali do të rikthej Rodrigezin.
GazetaSportAL.com