Michael Olise ishte një nga futbollistët më të mirë të sezonit 2025-2026, duke fituar tre trofe me Bayern Munich. Ai shkëlqeu edhe në Ligën e Kampioneve, ndërsa me Francën e mbylli Kupën e Botës në vendin e katërt, duke regjistruar 7 asistime. Performancat e tij tërhoqën interesin e Real Madridit, që dëshironte t’ia dhuronte Jose Mourinhos si një përforcim të madh.
Megjithatë, presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, e bëri të qartë se Olise nuk është në shitje. Pas fitores 15-0 në miqësoren tradicionale ndaj Rottenit, ai reagoi me ironi ndaj zërave për Realin. “Më vjen një e qeshur e madhe. Ai ka edhe tri vite kontratë dhe nuk do ta shesim. Edhe sikur të vijë Perandori i Kinës, nuk e shesim”, – deklaroi Hoeness, duke dërguar një mesazh të prerë drejt klubit madrilen.
Ai vlerësoi gjithashtu repartin ofensiv të Bayernit, duke theksuar: “Kemi treshen më të mirë sulmuese në botë me Kane, Diaz dhe Olise”. Ndërkohë i kujtoi trajnerit Vincent Kompany se, pas dy titujve radhazi në Bundesligë, tani objektivi është fitimi i Ligës së Kampioneve. Ndërkohë, bavarezët kanë transferuar edhe mbrojtësin Brown nga Eintracht Frankfurti.
The post “Reali kërkon Olise? Më vjen të qesh. Edhe sikur të vijë Perandori i Kinës, nuk e shesim” appeared first on Telesport.








