Reali kërkon Enzo Fernandez, Chelsea i propozon marrëveshjen interesante

Real Madrid nuk transferoi dot një mesfushor të klasit botëror këtë merkato, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë verën e ardhshme. Dëshira e madhe e Xabi Alonso është Enzo Fernandez.

“Defensa Central” raporton se “Blutë” kanë ndryshuar mendje në lidhje me mesfushorin e tyre argjentinas. Nëse deri para pak kohësh, Chelsea e konsideronte të pashitshëm Fernandez, tani situata ka ndryshuar.

Sipas raportimit në fjalë, Chelsea do lejojë largimin e Enzo Fernandez drejt Madridit në këmbim të Eduardo Camavinga, por jo vetëm kaq. “Blutë” do kërkojnë edhe 50 milionë euro përveç kartonit të francezit.

Por, Camavinga është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Xabi Alonso dhe duket e vështirë që francezi të “sakrifikohet” për Enzo Fernandez. Real Madrid interesohet më shumë për blerjen direkte të argjentinasit, pa përfshirë lojtarë të tjerë në marrëveshje.

The post Reali kërkon Enzo Fernandez, Chelsea i propozon marrëveshjen interesante appeared first on Telesport.