PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në Neë Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.
The post Reali kafshatë e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 8 minuta appeared first on Telesport.