Reali i “dashuruar” me brazilianët, ja ylli i radhës që do të mbërrijë në Madrid shumë shpejt

Tashmë dihet “dashuria” që ekziston mes shumë lojtarëve brazilianë dhe Real Madridt. Ylli i radhës nga Brazili që duket se do të mbrrijë shumë shpejt në Madrid është sulmuesi i ri anësor, Rayan.

19-vjeçari ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Vasco da Gama ku shënoi 20 gola në të gjitha kompeticionet. Sipas asaj që raporton “Sports Illustrated”, skauti kryesor i Real Madrid, Juni Calafat, ka kohë që e ndjek talentin e ri brazilian dhe tashmë drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Po ashtu për Rayan ka interes edhe nga klube të tjera të mëdha si Chelsea, Arsenal dhe Dortmund, por Real Madrid thuhet se ka rënë parimisht dakord me klubin brazilian për transferimin e anësorit. Klauzola e vendosur nga Vasco da Gama për largimin e Rayan është 40 milionë euro.

The post Reali i “dashuruar” me brazilianët, ja ylli i radhës që do të mbërrijë në Madrid shumë shpejt appeared first on Telesport.