Reali fiton me golat e Mbappes, Ancelotti shpërthen në kritika

Real Madridi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Villarealit me rezultat 1-2.

Vendasit ishin në epërsi që nga minuta e shtatë e ndeshjes, ku Foyth shënoi me kokë.

Ndërsa, Reali i kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë të Mbappes, i cili shënoi në minutën e 17-të dhe të 23-të, njofton klankosova.

Pas ndeshjes, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti shpërtheu në kritika ku tha se “kjo është hera e fundit që luajmë pa 72 orë pushim, ne nuk do të shfaqemi në fushë nëse kjo ndodhë përsëri”.

Reali gjendet në vendin e parë me 60 pikë, tri më shumë se Barcelona që është në të dytin, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Villareali pozicionohet në vendin e pestë me 44 pikë.