Skuadra e Real Madrid ka gjetur rrugën e fitores, pasi javën e kaluar dështoi të merrte tri pikë.
Në përballjen kundër Eibar, skuadra e udhëhequr nga Zinedine Zidane, ka shënuar fitore me rezultatin 2:1.
Fillimisht, ‘Los Blancos’ e gjetën vetën në disavantazh, pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës mysafire.
Ishte minuta e 39’ kur Marc Cardona, pas asistimit të Gonzalo Escalante shënoi për 0:1, për të quar skuadrën e Eibar në pauzën 15 minutëshe me një gol epërsi.
Instruksionet e trajnerit Zidane duket se patën sukses, pasi në pjesën e dytë ‘mbretërit’ u kthyen për të përmbysur gjithçka.
Ishte francezi Karim Benzema ai i cili realizoi dy herë për skuadrën e tij, në minutat 59’ dhe 81’, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.Me këtë fitore, Real Madrid tashmë ngritët në kuotën e 60 pikëve, dhe ka vetëm dy pikë më pak sesa rivalët lokal, Atletico Madrid, të cilët sonte luajnë kundër liderëve të Barcelonës.
Shikoni golat:
https://streamable.com/vjq0e