Sulmuesi i talentuar kosovar, Hekuran Berisha para pak çasteve ka konfirmuar se është larguar nga Dukagjini, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
Në ditët e fundit, në media u raportua se Berisha do të transferohet tek Dinamo City në Tiranë.
Sipas informacioneve tona, Hekuran Berisha ka kompletuar transferimin e tij tek Dinamo, teksa ka nënshkruar për tre vite me skuadrën e Ilir Dajës.
Do jetë një shans i mirë për të, pasi Dinamo luan në kualifikimet e Conference League, teksa Berisha është në top formë dhe mund ta ndihmojë ekipin shqiptar në këtë aspekt.
Zyrtarizimi i tij do të bëhet ditëve të ardhshme.
/GazetaBlic Sport
The post Gjithçka e kryer: Hekuran Berisha firmos me Dinamon e Tiranës për tre vite appeared first on GazetaBlic.