Real Madridi përgatit “puçin” ndaj PSG-se, ja tentativat për ta marrë falas Donnarumma

Gianluigi Donnarumma është pranë lamtumirës nga PSG, ku i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë. Luis Enrique nuk e llogarit më, ndaj portieri italian po kërkon destinacion të ri. Në Itali flitet se çështja mes tij dhe klubit parizien mund të përfundojë edhe në gjykatë.

Ndërkohë, në Angli e shohin 26-vjeçarin në Premier League këtë sezon, me Manchester United dhe Chelsea të interesuar, ndërsa në garë është futur edhe Interi. Sipas “Caught Offside”, një tjetër klub madhështor po ndjek me vëmendje situatën e Donnarumma, pikërisht Real Madridi.

Skuadra “merenguese” do ta dëshironte portierin italian verën e ardhshme, kur mund të largohet falas nga PSG (kontrata i përfundon në qershor 2026). Courtois sapo ka rinovuar edhe dy vite të tjera, por tashmë ka mbushur 33 vjeç, ndaj madrilenët po mendojnë për pasuesin e tij. Donnarumma është në listë.

Megjithatë, duket e vështirë që italiani të pranojë të kalojë një vit të tërë te PSG pa luajtur, veçanërisht me Kupën e Botës që po afron. Për këtë arsye, ka gjasa të largohet që këtë verë drejt një ekipi ku mund të jetë titullar.

The post Real Madridi përgatit “puçin” ndaj PSG-se, ja tentativat për ta marrë falas Donnarumma appeared first on Telesport.