Real Madridi njofton se Mbappe është shtruar në spital

Skuadra e Trepçës 89′ ka njoftuar për trajnerin e tyre të ri.

Klubi mitrovicas ka rënë dakord me trajnerin e njohur kosovar, Gani Sejdiu, shkruan GazetaBlic Sport.

Sejdiu ka nënshkruar për këtë sezon.

Ja njoftimi i klubit:

“MIRËSEVJEN KRYETRAJNER!

Klubi Futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gani Sejdiut si kryetrajner i ekipit tonë të parë.

Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz.

Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë — dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore.

Mirësevjen në shtëpi, profesor!

Bashkë drejt sukseseve të reja!

Me respekt,
KF Trepça’89 FC”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport

The post Zyrtare: Gani Sejdiu, trajneri i ri i Trepçës 89′ appeared first on GazetaBlic.