Real Madridi mund ta humbasë yllin e tij prej 100 milionë eurosh, nëse vjen një ofertë e duhur

Pas një sezoni zhgënjyes, Real Madridi po përballet me ndryshime të mëdha në bankinë dhe në fushë.

Largimi i pritshëm i trajnerit italian Carlo Ancelotti, i cili ka gjasa të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, mund të shoqërohet edhe me largimin e një prej yjeve të ekipit, sulmuesit brazilian Rodrygo. 

Gazetari Josep Pedrerol, prezantues i emisionit të njohur “El Chiringuito”, ka komentuar së fundmi situatën e Rodrygos.

  

Ai e kritikoi ashpër brazilianin për paraqitjet e tij këtë sezon dhe zbuloi se klubi nuk do ta ndalojë largimin e tij nëse lojtari shpreh dëshirën për t’u larguar dhe nëse vjen një ofertë e përshtatshme. 

Rodrygo ka zhvilluar 50 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asistime.  

Ai është pjesë e Real Madridin që nga viti 2019, kur u transferua nga Santos për 45 milionë euro. Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2028.