Real Madridi me Arbeloa po funksionon gjithnjë e më mirë. Ndryshimi me të njëjtët lojtarë është i dukshëm pas 4 ndeshjesh, përjashtuar humbjen e rëndë në Kupë ndaj Albacete. Pas asaj disfate, “Los Blancos” kanë tri fitore radhazi: 2-0 ndaj Levantes, 6-1 kundër Monacos dhe 2-0 në “La Cerámica” ndaj Villarrealit. Në total: 12 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.
Shifrat tregojnë përmirësim krahasuar me Real Madridin e Xabi Alonso: më shumë gola (3 për ndeshje kundrejt 2.17), më shumë goditje në portë (21.5 ndaj 18.8), më shumë posedim (63.9% ndaj 57.3%), më shumë pasime totale (618.15 ndaj 553) dhe të sakta (555 ndaj 490), si edhe më pak goditje të pësuara (3 ndaj 4.3).
Fitorja 6-1 ndaj Monacos është goleada më e madhe e sezonit. Pa ndryshime të mëdha taktike, disa lojtarë kanë dhënë më shumë, veçanërisht Vinicius. Trajneri Arbeloa ka rikthyer Güler, ka përdorur Camavinga si mbrojtës krahu dhe ka rritur rolin e Mastantuonos, ndërsa boshti Tchouaméni–Mbappé mbetet i pandryshuar.
The post Real Madridi i Xabi Alonso përballë atij të Arbeloa; shifrat konfirmojnë përmirësimin appeared first on Telesport.










