Real Madrid ka dërguar një mesazh për Paris Saint-Germainin dhe Luis Enriquen pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini demoloi Interin me rezultat 5-0 të shtunën, duke fituar për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve.
Achraf Hakimi hapi serinë e golave dhe zgjodhi të mos festonte në respekt të ish-klubit të tij, Interit.
Desire Doue dyfishoi rezultatin para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa PSG dominoi plotësisht në pjesën e dytë.
Khvicha Kvaratskhelia, Doue dhe Senny Mayulu shënuan edhe tre gola të tjerë, duke vulosur një fitore bindëse në “Allianz Arena” të Mynihut.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i PSG-së festuan në fushë, ndërsa tifozët që kishin udhëtuar për në stadium shpalosën një tifo të veçantë me figurën e trajnerit Luis Enrique dhe vajzës së tij të ndjerë, Xana, e cila ndërroi jetë nga osteosarkoma, një formë e rrallë e kancerit në kocka.
Real Madrid, kampionët në fuqi deri në këtë sezon, publikuan një mesazhnë rrjetet sociale, duke përgëzuar PSG-në për triumfin dhe duke kujtuar vajzën e trajnerit spanjoll.
“Urime për PSG dhe tifozët e tyre për triumfin e merituar në Ligën e Kampionëve 2024-2025. Dhe një urim i veçantë për të dashurin tonë Luis Enrique, me një kujtim të përzemërt dhe plot dashuri për vajzën e tij Xana”, ka shkruar Real Madridi.