Real Madridi po përgatitet për ristrukturim të plotë në mbrojtje. Ky është prioriteti absolut i Florentino Pérez dhe stafit të tij. Objektivi është nënshkrimi me një qendërmbrojtës me përvojë, në fund kontrate, as shumë i ri dhe as shumë i vjetër. Në listë janë Ibrahim Konaté (Liverpool), Dayot Upamecano (Bayern Munich) dhe Marc Guéhi (Crystal Palace).
Nëse merkatoja rezulton e vështirë, klubi mund të provojë me talentin e brendshëm Joan Martínez, edhe pse ende pa eksperiencë në nivele të larta. Fati i Antonio Rüdiger është pothuajse i vendosur. Gjermani, që mbërriti më 2022 pas suksesit me Chelsea, solli eksperiencë dhe siguri, por 5 dëmtimet prej asaj kohe dhe mosha (33 vjeç në mars) ia kanë ulur rendimentin.
Sipas “Sport Bild”, ai do të largohet nga Madridi në fund të kontratës, me Arabinë Saudite si mundësi. Shumë mungesa dhe rroga e lartë e bëjnë të vështirë vazhdimin e tij si zëvendësues i Militão dhe Huijsen.
The post Real Madridi, gati “revolucioni” në mbrojtje. Rudiger largohet, nis “gjuetia” për qendërmbrojtës appeared first on Telesport.