Real Madridi ka fituar ndaj Paris Saint Germain në “Santiago Bernabeu” ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:1.
Të parët që kalonin në avantazh ishin francezët që shënonin me mesfushorin 22-vjeçar, Adrien Rabiot në minutën e 33′-të.
Por madrilenët përgjigjen në minutën e fundit të pjesës së parë me Cristiano Ronaldon që shënon nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dërguar skuadrat me një barazim në dhomat e zhveshjes.
Përmbysja vjen në minutën e 83′-të po me golin e Ronaldos, duke i dhënë epërsinë Realit.
Goli i qetësisë vjen nga Marcelo në minutën e 86′-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 6 mars në “Parc de Princes.