Kush tjetër, veç Kylian Mbappé mund t’ia jepte Real Madridit fitoren në debutimin e Champions-it? Pas një sezoni të vështirë, sulmuesi francez ka marrë përsipër të udhëheqë “Los Blancos” drejt suksesit dhe të hakmerret ndaj Barcelonës. Përballë Marsejës së De Zerbit, ai realizoi dy gola me penallti dhe zgjidhi një ndeshje të tensionuar nga kartoni i kuq i Carvajal.
Pas fitores 2-1, Mbappé tha: “E njoh Marsejën, i kam parë të gjitha ndeshjet e saj këtë sezon. Janë konsistentë. Kemi pasur shumë raste, ku duhet të ishim më të saktë, unë i pari”. Mbi lojën: “Ata shënuan nga një gabim i yni, ndodh. Në pjesën e parë kishim mundësi të kalonim në avantazh, në të dytën u lodhëm më shumë”.
Për “skuqjen” e Carvajal: “Nuk pashë çfarë ndodhi, por e dinim: në ‘Bernabeu’, edhe me 10 apo 9 lojtarë, momenti ynë vjen gjithmonë. Sonte erdhi me atë penallti. Pastaj pranuam të vuajmë, por jemi të lumtur që e nisëm Champions-in me fitore”.
The post Real Madridi fitoi me 10 kundër 11, Mbappé: Në “Bernabeu”, momenti ynë vjen gjithmonë appeared first on Telesport.