Real Madridi e do, Vitinha përjashton hipotezën: Budallallëk po të largohesha nga PSG

Motori dhe truri i mesfushës së PSG-së, Vitinha u lidh fuqishëm me Real Madridin pas largimit të Modric dhe mungesës së një pasardhësi në ekipin e Arbeloa. Megjithatë, mesfushori portughez qartësoi zërat: “Do të ishte një budallallëk po të largohesha nga PSG. Nuk besoj se do të ishte gjëja më e mirë për mua. Ndihem shumë mirë këtu te PSG”.

Pra, portugezi theksoi dëshirën për të qëndruar nën drejtimin e Luis Enrique dhe pranë “Tour Eiffel”. Vitinha ka një klauzolë prej 90 milionë eurosh për këtë verë, pas Botërorit, por dëshiron të qëndrojë larg Realit: “Ndjej se njerëzit më vlerësojnë shumë… Dua të qëndroj këtu te PSG, është dëshirë edhe e familjes sime”.

Ai shtoi: “Kemi një grup fantastik dhe një trajner të jashtëzakonshëm”. Vitinha ka shënuar 6 gola dhe 10 asistime në 37 ndeshje me PSG dhe nuk e shqetëson asnjë ofertë luksoze nga Arabia Saudite: “Jam më i orientuar drejt një karriere të qëndrueshme…, dyfishimi apo trefishimi i pagës nuk do më bënte më të lumtur”.

The post Real Madridi e do, Vitinha përjashton hipotezën: Budallallëk po të largohesha nga PSG appeared first on Telesport.