Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi po shikon Florian Wirtz dhe Nico Williams si zëvendësues të mundshëm për Vinicius Jr nëse braziliani largohet nga Real Madridi, shkruan Sport.

Vinicius thotë se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid për aq kohë sa të jetë e mundur, por braziliani ende nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën e tij, me raportimet që pretendojnë se ai dëshiron më shumë para. 

Real Madridi ka një politikë që të gjithë janë të rëndësishëm, por askush nuk është i domosdoshëm.  

Kështu, Vinicius do të shitet nëse kërkon të largohet nga klubi ose nëse refuzon të nënshkruajë kontratën që i ofrohet, me klubet nga Arabia Saudite që e duan me çdo kusht. 

Nico Williams (Athletic Bilbao) dhe Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) janë dy nga të rinjtë më emocionues në Evropë që kanë tërhequr Real Madridin. 

Megjithatë, Los Blancos nuk do të bëjë një lëvizje për asnjërin nga lojtarët nëse Vinicius nuk largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.