Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG-së luajtën baraz me rezultat 2 – 2.
Ndeshja nisi shumë mirë për mbretërit që arritën të shënonin që në minutën e 16-të me Karim Benzema.
Kishte raste rastet të tjera, por që rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi.
Pjesa e dytë doli të jetë mjaftë interesante, sidomos 15 minutat e fundit.
Real Madridi mendoi se e siguroi fitoren, kur arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e lojtarit më në formë të tyre Benzema në minutën e 79-të.
Njëjtë nuk mendua parisienët, që arritën ta hapnin ndeshjen në minutën e 81-të me Kylian Mbappen (2-1).
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i barazimit.
Pas vetëm tre minutash Pablo Sarabia arriti të shënojë golin e barazimit 2 – 2 pas një aksioni model të PSG-së.
PSG mbetet lider me 13 pikë, ndërsa Real Madridi me tetë pikë, po ashtu e kalon tutje.
https://www.youtube.com/watch?v=fwtpupV4phI