Real Madrid vuan shumë ndaj Vallecano dhe fiton në frymën e fundit falë penalltisë (video)

Pas humbjes në mesjavë 4-2 ndaj Benfica në Champions League, Real Madrid ka vuajtur shumë sot ndaj Rayo Vallecano, ku fitoi në shtesë 2-1 në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 22-të.

Real Madridi nuk e nisi apsak mirë takimin, ku Jude Bellingham pësoi një dëmtim në kofshë dhe u largua nga fusha e lojës pas 10 minutash, i përlotur. Shenjat e para tregojnë për një dëmtim serioz.

Madrilenët gjetën avantazhin në minutën e 15-të me Vinicius Junior, ku sulmuesi brazilian tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-0 për Real Madridin.

Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin pas një aksioni model. Pas një krosimi në zonë, Alvaro Garcia kroson me kokë, Jorge de Frutos mposht Thibaut Courtois me një goditje me të majtën brenda zonës.

Në minutën e 80-të, Vallecano mbeti me një lojtar më pak aps kartonit të kuq të Pathe Ciss, për ndërhyrje të ashpër ndaj Dani Ceballos. Goli i fitores për madrilenët do të vinte në minutat e fundit shtesë, pas një penalltie, e shkaktuar nga Nobel Mendy për faull ndaj Brahim Diaz, e shndërruar në gol nga Kylian Mbappe.

Real Madrid fiton me vështirësi 2-1 dhe ruan ritmin e Barcelonës, por katalanasit kanë një pikë më shumë.

SHIKOGOLAT

The post Real Madrid vuan shumë ndaj Vallecano dhe fiton në frymën e fundit falë penalltisë (video) appeared first on Telesport.