Alvaro Carreras është përfolur prej kohësh për një transferim të mundshëm te Real Madrid. Mbrojtësi i ri i Benfica-s ka tërhequr prej muajsh vëmendjen e Real Madridit, klubi madrilen po shqyrton seriozisht pagesën e klauzolës së tij të lirimit prej 50 milionë eurosh, por situata ka marrë një kthesë të papritur ditët e fundit.
Paraqitja fantastike e Fran Garcia në krahun e majtë në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube ka vënë në dyshim drejtuesit e Realit nëse duhet të transferojnë Alvaro Carreras apo t’i japin besimin e plotë mbrojtësit të tyre.
Gjithsesi, me përfundimin e rrugëtimit të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, mendohet se do jetë Xabi Alonso që do vendosë përfundimisht nëse i duhet një mbrojtës i ri i majtë apo do vazhdojë me Fran Garcia. Nën drejtimin e trajnerit bask, Fran Garcia ka treguar soliditet në mbrojtje dhe guxim në sulm, gjë që ka vënë në dyshim drejtuesit e Realit nëse është e nevojshme blerja e Carreras për 50 milionë euro.
The post Real Madrid vë në dyshim nënshkrimin e Alvaro Carreras, pas asaj që po ndodh në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telesport.