Real Madrid ka zhgënjyer duke u mundur 0-2 nga Celta Vigo në “Santiago Bernabeu”, për javën e 15-të në La Liga. Në minutën e 24-të, Eder Militao lë fushën e lojës i dmëtuar dhe në vend të tij futet Antonio Rudiger. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin nga të dy ekipet, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin pas një aksioni të shpejtë, ku Swedberg shënoi me pjesën e pasme të këmbës pas asistit perfekt të Bryan Zaragoza.
Gjërat do të vështirësoheshin akoma edhe më shumë për madrilenët, ku Fran Garcia mori dy kartonë të verdhë brenda një minuti për faull ndaj kundërshtarit, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë që nga minuta e 64-të. Xabi Alonso-n nuk e mban dot vendi dhe nuk e fsheh dot zhgënjimin dhe acarimin ndaj lojtarit të tij.
Trajneri bask u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të, për shkak të pakënaqësive ndaj gjykimit. Alonso ishte shumë i tensionuar sot, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
Në minutat shtesë Swedberg gjeti sërish rrjetën, pas një kundërsulmi, duke vulosur përfundimisht fitoren 0-2 për Celta Vigo-n. Pas kësaj humbjeje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona. Ndërkohë, Celta Vigo rendtiet e 10-ta me 19 pikë.
The post Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video) appeared first on Telesport.










