Real Madrid ka fituar pa probleme 4-1 ndaj Real Sociedad, në sfidën e javës së 24-të, e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e pestë, ku pas një krosimi perfekt nga krahu të Alexander Arnold ishte Gonzao Garcia që preku topin sa për të devijuar në rrjetë.
Në minutën e 20-të, Dean Hujisen pengon brenda zone Yangel Herrera, penallti për Real Sociedad. Mikel Oyarzabal tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon shifrat 1-1.
Megjithatë, kundërpërgjigjja e Real Madridit ishte e shpejtë. Në minutën e 24-të, Vinicius Junior pengohet brenda zone nga Jon Aramburu, arbitri jep penallti, braziliani tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon në avantazh 2-1 “Los Blancos”.
Në minutën e 31-të, që shënoi golin e tretë për Real Madridin, me një goditje plot klas me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Real Madridin.
Të zotët e shtëpisë e nisin pjesën e dytë, aty ku lanë të parën. Pas një faulli në zonë të Jon Aramburu ndaj Vinicius, ka sërish penallti për Real Madridin dhe sërish braziliani tregohet i saktë nga 11-metrat.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Real Madrid fiton 4-1 dhe renditet në vendin e parë momentalisht me 60 pikë, duke ditur që Barcelona luan të hënën në transfertë ndaj Girona, dhe aktualisht ka 58 pikë. Real Sociedad mbetet në vendin e 8-të me 31 pikë.
The post Real Madrid “spektakël” ndaj Sociedad dhe rikthehet në krye. Presioni kalon te Barcelona (video) appeared first on Telesport.










