Real Madrid është gjithmonë i kujdesshëm në ndjekjen e talenteve të reja. “Defensa Central” raporton se klubi madrilen po përgatitet për një lëvizje të bujshme.
Sipas raportimit në fjalë, bordi i Real Madridit po shqyrton mundësinë e transferimit të Juan Hernandez, mesfushorit me tipare sulmuese që është pjesë e të rinjve të Barcelonës.
Hernandez shihet si një futbollist i gjithanshëm i cili, përveç cilësive të tij fizike dhe teknike dhe hapësirës së konsiderueshme për përmirësim, është jashtëzakonisht interesant sepse kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm dhe mund të vijë falas në Madrid.
Përveç Real Madridit, për 18-vjeçarin interesohet edhe PSG-ja. Hernandez është i aftë të luajë si mesfushor qendror, mesfushor sulmues ose mesfushor i krahut të majtë, gjë që e bën atë të jetë një element i ri mjaft i kërkuar në treg.
The post Real Madrid po përgatit “vjedhjen” e dekadës, gati transferimi i yllit të ri të Barcelonës appeared first on Telesport.










