Pas largimit të Toni Kroos, Real Madrid ka kuptuar se i duhet një mesfushor i ngjashëm me gjermanin. Ky rol vështirë të mbulohet nga një lojtar tjetër në Madrid.
Emri më i dëshiruar i trajnerit Xabi Alonso është Rodri. Kontrata e tij aktuale te City skadon në qershor 2027 dhe bisedimet për rinovim nuk kanë vijuar me sukses. Të paktën, deri tani.
Plani B i madrilenëve është Nicolò Barella i Interit. AS raporton se mesfushori italian është lojtar i përshtatshëm për skemat e Alonsos dhe pëlqehet shumë në Madrid.
The post Real Madrid po kërkon një Toni Kroos! AS zbulon dy emrat e mundshëm appeared first on Telesport.