Real Madrid piketon dy mesfushorët e Chelsea si përforcim për merkaton e janarit

Real Madrid po fillon të vlerësojë lojtarët në të cilët mund të investojë sezonin e ardhshëm. Mesfusha duket të jetë zona që “los blancos” duan ta përforcojnë më shumë dhe të gjithë sytë janë te Chelsea.

Siç raportohet nga “TBR Football”, spanjollët thuhet se janë të interesuar për Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo.

Argjentinasi vlerësohet në 75 milionë euro dhe ka bërë 123 paraqitje për “blues”, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 24 asiste.

Caicedo, nga ana tjetër, ka një vlerë më të lartë, prej 90 milionë eurosh. Ai ka bërë 105 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 10 asiste.

The post Real Madrid piketon dy mesfushorët e Chelsea si përforcim për merkaton e janarit appeared first on Telesport.