“Diario AS” bën me dije se Real Madrid është aktualisht klubi favorit për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck, i cili ka bërë të ditur se të do largohet nga verdhezinjtë në fund të këtij sezoni.
I konsideruar si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë, për Schlotterbeck ka një interes të madh nga shumë klube dhe liga të ndryshme të Europës.
Kontrata e Schlotterbeck me Dortmundin skadon në vitin 2027, ndaj klubi verdhezi nuk dëshiron ta humbë si lojtar të lirë dhe do të lejojë largimin e tij gjatë verës së ardhshme, por me një kusht.
Schlotterbeck do të largohet vetëm me një kusht, vetëm për një shifër që nis nga 70 milionë euro, që mesa duket Real Madrid është i gatshëm ta paguajë.
The post Real Madrid parakalon klubet e tjera të mëdha dhe prin garën për yllin e madh gjerman appeared first on Telesport.










