Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, flet në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së xhiros së dytë të Kupës së Botës për Klube kundër Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndeshja zhvillohet sonte pas mesnate në orën 03:00.
“Nuk kam lajme, nuk kam lajme të mira. Kemi shumë lojtarë, skuadra është shumë e madhe. Nuk mund ta fillojmë sezonin me 26 ose 27 lojtarë sepse shumë prej tyre nuk do të luajnë”, tha Pep Guardiola.
“Për mua nuk është problem të kem më shumë lojtarë për të zgjedhur, por nuk më pëlqen të lë pesë ose gjashtë në shtëpi, përveç nëse është për shkak të lëndimit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë para se të mbyllet afati kalimtar, por disa lojtarë do të largohen”, shtoi ai.
“Ne kemi respekt të madh për Al Ain për shkak të marrëdhënies me pronarët tanë, të cilët janë nga Abu Dhabi, sigurisht, por në të njëjtën kohë kemi mundësinë të arrijmë në raundin tjetër. Çdo gjë mund të ndodhë, por ne e marrim turneun shumë seriozisht”, shtoi Guardiola.
/GazetaBlic Sport
The post Guardiola: Kemi shumë lojtarë, disa do të largohen appeared first on GazetaBlic.