Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Leganesin në xhiron e 32-të në La Liga, raporton Fokusi.info.
Të dy ekipet i ndajtën pikët, duke barazuar 1 – 1.
Ishte Jonathan Silva ai që shënoi një gol të bukur pas një pakujdesie në mbrojtjen e mysafirëve në fund të pjesës së parë, 45′.
Ndërsa, Reali barazoi shifrat në minutën e 51-të me golin e Karim Benzema.
Në tabelë, Reali mbetet i treti me 61 pikë, katër prapa Atleticos që është e dyta dhe 13 më pak se Barcelona, e cila kryeson tabelën. Kurse, Leganes gjendet në vendin e njëmbëdhjetë me 41 pikë.