Real Madrid nuk humb kohë, futet direkt në garë për “diamantin” e ri të Bayern Munich

Përveç transferimit të yjeve të afirmuar, Real Madrid është gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja. “Defensa Central” raporton se “Los Blancos” po monitorojnë situatën e Karl Lennart.

17-vjeçari i cili po shkëlqen këtë sezon te Bayern Munich, ku ka debutuar me gol në Champions League dhe në Bundesligë, është kthyer në sensacionin më të ri të futbollit në Europë.

Lennart ka një kontratë aktuale me Bayern deri në vitin 2028, por klubi bavarez po punon për një kontratë të re afatgjatë, për të qenë i mbrojtur nga interesi i Real Madridit dhe klubeve të tjera të mëdha.

Deri tani nuk flitet ende për shifra dhe detaje ekonomike, por është fakt që emri i Karl Lennart është në agjendën e Real Madridit. Klubi madrilen e ka objektiv të rëndësishëm për të ardhmen e afërt transferimin e mundshëm të Lennart.

The post Real Madrid nuk humb kohë, futet direkt në garë për “diamantin” e ri të Bayern Munich appeared first on Telesport.