Real Madrid nuk do të bëjë asnjë përforcim në janar dhe ka tre arsye të forta për këtë vendim

Pavarësisht luhatjeve që ka treguar këtë sezon si në La Liga, ashtu edhe në Champions League, Real Madrid ka vendosur të mos bëjë asnjë ndërhyrje gjatë merkatos së janarit. Gazetari pranë klubit madrilen, Mario Cortegana, zbulon tre arsye të forta pse “Los Blancos” nuk do të ndërhyjnë në merkato.

Së pari, drejtuesit e klubit besojnë se Xabi Alonso ka në dispozicion një ekip të plotësuar, i aftë për të fituar të gjitha tofetë e mundshëm këtë sezon. Së dyti, në Madrid janë të vetëdijshëm se është shumë e vështirë për të sigurar përforcime efektive gjatë merkatos së janarit, ndaj nuk duan të rrezikojnë.

Së treti, Cortegana zbulon se drejtuesit e Real Madrid mendojnë se është ende herët për të përcaktuar repartet ku do të ndërhyet, pasi ata besojnë se është ende shumë shpejt për të nxjerrë përfundime dhe se kjo gjë do të bëhet në fund të sezonit, kur ata do të duhet të analizojnë nëse investimiet e bëra në verën e vitit të kaluar kanë qenë efektive apo jo.

The post Real Madrid nuk do të bëjë asnjë përforcim në janar dhe ka tre arsye të forta për këtë vendim appeared first on Telesport.