Real Madrid në hall, nuk ka asnjë ofertë për dy “yjet” e nxjerrë në shitje

Ferland Mendy dhe David Alaba janë dy nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso dhe ndaj duhet të largohen. Alaba, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, duket i vendosur për të qëndruar në Madrid dhe për të respektuar deri në fund kontratën. Real Madrid edhe pse e ka nxjerrë në shitje, deri tani nuk ka asnjë ofertë për austriakun, i cili që  kur u transferua nga Bayern si lojtar i lirë, më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë.

E njëjta situatë edhe me Mendy-n. Francezi nuk është në planet e Alonso-s pas transferimit të mbrojtësit të majtë Alvaro Carreras si dhe spanjolli preferon më shumë Fran Garcia në atë pozicion sesa Mendy-n. Në këtë mënyrë, 30-vjeçari duhet të largohet.

Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe për të “shpëtuar” prej, Real Madrid është i gatshëm ta shesë edhe për një shifër të ulët 10-12 milionë euro. Drejtuesit madrilen duan të shpëtojnë më shumë nga paga e majme që merr francezi, për të cilind eri tani nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë klub tjetër.

The post Real Madrid në hall, nuk ka asnjë ofertë për dy “yjet” e nxjerrë në shitje appeared first on Telesport.