“AS” zbulon se Real Madrid ka ndryshuar qëndrim në lidhje me Ruben Neves. Mesfushori portugez, aktualisht pjesë e Al-Hilal, deri në fund të sezonit, kohë kur i mbaron kontrata me klubin saudit, ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid.
Pak ditë më parë, mediet spanjolle raportuan se “Los Blancos” ishin kundër transferimit të mesfushorit portugez, në këtë pikë të sezonit, aq më tepër që negociatat me Al-Hilal mund të zgjasin me ditë të tëra.
Por, Ruben Neves mund të transferohet në verë te Real Madrid, si lojtar i lirë. Klubi madrilen ka pasur shumë probleme këtë sezon në mesfushë dhe ardhja e një lojtari me përvojë të madhe si Ruben Neves, aq më tepër me kosto zero, mund të jetë një lëvizje e shkëlqyer.
The post Real Madrid ndërron mendje, pranon transferimin e mesfushorit portugez? appeared first on Telesport.










