Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, thuajse nuk njihej nga akush, Gonzalo Garcia, ka fituar tashmë vëmendjen e të gjithëve me formën e treguar në këtë kompeticion ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist.
Edhe pse për sulmuesin spanjoll ka interes nga disa ekipe, oferta e parë zyrtare në tavolinën e Realit ka ardhur nga klubi i ngjitur së fundmi në Premier League, Sunderland. Klubi anglez i ka ofruar Real Madridit 30 milionë euro + 25% të shitjes së ardhshme, një formulë që mund të jetë shumë joshëse për “Los Blancos”. Propozimi i Sunderland nuk mbaron me kaq, pas klubi anglez i ofron Realit edhe një klauzolë rikthimi prej 40 milionë eurosh, që i lejon klubit madrilen ta blejë sërish lojtarin në të ardhmen
Pavarësisht formës së tij të mirë që ka treguar në ndeshjet e fundit, duket e vështirë që Gonzalo Garcia të fitojë një vend në ekipin e parë të Real Madrid duke ditur konkurrencën e fortë që ka në repartin e sulmit. Ndaj, me shumë mundësi Reali do përfitojë nga paraqitja e tij në Kupën e Botës për Klube dhe do i gjejë një klub të ri, ku 21-vjeçari të ketë mundësi të fitojë më shumë përvojë dhe të ketë më shumë minuta në dispozicion.
Përveç Sunderland, për Gonzalo Garcia ka interes dhe nga klueb të tjera, por oferta e parë zyrtare për Realin është pikërisht nga ekipi anglez.
The post Real Madrid merr ofertën joshëse për Gonzalo Garcia nga klubi i ngjitur së fundmi në PL appeared first on Telesport.