Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi më i madh deri tani në Kupën e Botës për Klube, kompeticion i cili po mbahet në SHBA dhe zhvillohet për herë të parë në këtë format.
Sulmuesi 21-vjeçar ka bërë paraqitje shumë të mira deri tani në Kupën e Botës për Klube, duke shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asist në 3 ndeshje. Formën e mirë e ka treguar edhe gjatë sezonit të fundit me Real Madrid Castilla, ku ka shënuar 25 gola në 36 ndeshje.
Duke parë formën e mirë që ka treguar së fundmi, Real Madrid ka marrë deri tani 4 oferta konkrete për Gonzalo Garcia-n. Dy oferta vijnë nga klubet e sapongjitura në Premier League. Sunderland ka një propozim interesant për madrilenët: huazim me të drejtë blerjeje në rast se qëndrojnë në elitë sezonin e ri, me një kosto totale 20 milionë euro.
Oferta e dytë ka ardhur po nga Premier League, nga klubi i Leeds United, i cili ofron 20 milionë euro për kartonin e Gonzalo Garcia. Në anën tjetër, Reali pretendon mbi 30 milionë euro dhe të ketë kontroll mbi të ardhmen e tij.
Oferta e tretë vjen nga Roma, huazim i thjeshtë për një sezon, pa detyrim ose të drejtë blerjeje. Një huazim që mund t’i shërbëjë sulmuesit për të fituar më tepër përvojë dhe mundësi rritjeje. Oferta e katërt vjen nga klubi i sapongjitur në La Liga, Real Ovideo që po ashtu propoizin për huazimin e sulmuesit.
Gjithsesi, te Reali nuk duan të nxitojnë dhe do jetë trajneri Xabi Alonso që do vendosë për fatin e sulmuesit sapo klubi të kthehet nga angazhimi në Kupën e Botës për Klube.
The post Real Madrid merr 4 oferta për lojtarin që konsiderohet si “zbulimi” i Kupës së Botës për Klube appeared first on Telesport.