Real Madridi e ka shënuar një fitore jo edhe të lehtë në udhëtim te Ajaxi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, që u zhvillua në Amsterdam.
Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, por pavarësisht rasteve 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola.
Karim Benzema e gjeti golin e parë të sfidës në minutën e 60-të, pas një asistimi nga Vinicius Junior.
Por, vendasit arritën që ta barazonin rezultatin përmes Hakim Ziyech në minutën e 75-të.
Sidoqoftë, madrilenët, arritën që ta siguronin triumfin në minutën e 87-të, kur realizoi Marcos Asensio për rezultatin përfundimtar 1-2.