Pavarësisht 38 golave të shënuar dhe 6 asisteve të dhënë këtë sezon me fanellën e Real Madridit, sërish ka kritika dhe pakënaqësi ndaj Kylian Mbappe.
Një nga njerëzit që e ka shprehur haptazi pakënaqësinë ndaj francezit është Juanma Rodriguez, analist i “El Chiringuito de Jugones”, i cili është shumë kritik ndaj Mbappe sepse beson se atij i mungon personaliteti dhe qëndrimi i nevojshëm për të veshur fanellën e Real Madridit.
“Mbappe nuk udhëheq. Ai nuk vrapon. Dhe as nuk shënon më. Të shtunën ai pati katër raste të pastra dhe nuk shfrytëzoi asnjërën prej tyre. As 25%. Ky djalosh mendon se të gjithë jemi idiotë. Me të në fushë, Real Madrid luan më keq”, mbyll reagimin e tij, Juanma Rodriguez.
The post “Real Madrid luan më keq me Mbappe në fushë. Ai mendon se të gjithë jemi idiotë” appeared first on Telesport.









