Michael Olise po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Dy prej tyre që kanë shprehur interes konkret janë Real Madrid dhe Liverpool. Sulmuesi anësor i Bayern ka bërë një sezon mbresëlënës vitin e kaluar në Gjermani dhe po rritet këtë sezon të ri, duke u shquar për shpejtësinë, tekniken dhe vizionin në lojë.
Performancat e tij kanë tërhequr skautët e shumë klubeve elitare, me Real Madrid dhe Liverpool që tashmë po përgatisin oferta për ta siguruar shërbimin e tij gjatë merkatos së verës 2026.
Te Real Madrid, Olise shihet si një opsion i ri për të freskuar fazën sulmuese dhe për të sjellë më shumë fleksibilitet në krahë. Me një grup të ri yjesh që po ndërtohet rreth Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, Olise do të ishte pasuesi ideal i Rodrygo, i cili pritet të shitet.
Nga ana tjetër, Liverpool e sheh francezin si pasuesin e Mohamed Salah, i cili tashmë është 34 vjeç.
The post Real Madrid – Liverpool, nis gara për yllin absolut të Bayern appeared first on Telesport.