Nëse në merkaton e janarit, Real Madrid ka qëndruar shumë pasiv, ku është huazuar vetëm Endrick te Lyon, merkato e verës pritet të jetë shumë aktive për klubin madrilen. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Florentino Perez dhe bordi drejtues i Real Madridit kanë vendosur që tani për përforcimin e parë të verës.
Kees Smit sipas të gjitha gjasve do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit, duke nisur nga vera e ardhshme. Mesfushori i ri holandez, i cili po shkëlqen tek Az Alkmaar, prej kohësh ka përfunduar në radarin e Real Madridit dhe tashmë të gjithë te “Los Blancos” janë të bindur se Kees Smit është i aftë për të veshur fanellën e tyre.
Shifra e transferimit pritet të jetë 45 milionë euro, detajet e tjera ekonomike do të mësohen me kalimin e kohës.
The post Real Madrid ka vendosur që tani, ky do të jetë përforcimi i parë i verës dhe do të kushtojë 45 milionë euro appeared first on Telesport.










