Real Madrid i pandalshëm, Xabi Alonso: “Ka ende shumë për të përmirësuar” (VIDEO)

Real Madrid regjistroi një fitore të lehtë me rezultat 4-1 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Liga, ku skuadra e Xabi Alonso dominoi nga minuta e parë. Vinicius Junior hapi rezultatin në minutën e 28-të me një gjuajtje të saktë dhe të bukur nga brenda zone pas një asistimi të Federico Valverds.

Më pas, Franco Mastantuono shënoi golin e dytë në minutën e 38-të, duke e çuar epërsinë në 2-0 pas një prekje të shkëlqyer të topit dhe një goditjeje në cepin e sipërm të portës.

Levante reagoi në minutën e 54-të me Etta Eyong, i cili shënoi me kokë pas një pasimi të pasueshëm në zonë, duke ngushtuar diferencën në 2-1.
Megjithatë, Real Madrid riktheu kontrollin shpejt. Kylian Mbappe shënoi dy gola të shkëlqyer, fillimisht me një goditje nga penalltia në minutën e 64-t, dhe më pas me një finalizim perfekt pas një pasimi të Arda Guler në minutën e 67-të.

Jude Bellingham dhe Aurelien Tchouameni u aktivizuan nga stoli në pjesën e dytë, ndërsa Levante bëri disa ndryshime për të freskuar skuadrën, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të tregojë formë të lartë në La Liga dhe konfirmon dominimin ndaj rivalëve të tyre, ku me 18 pikë është në krye.

Xabi Alonso: “Ndryshimi i sistemit në çdo ndeshje? Kur ke lojtarë kaq të mirë, kaq fleksibël, kaq të gjithanshëm, i bën gjërat shumë më të lehta. Vini Jr ishte shumë, shumë i mirë sonte. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Duhet të përmirësohemi. Po punojmë mirë, por duhet të ndërtojmë mbi këtë dhe të përmirësohemi. Ka shumë për të përmirësuar.”

The post Real Madrid i pandalshëm, Xabi Alonso: “Ka ende shumë për të përmirësuar” (VIDEO) appeared first on Telesport.